30 tetor 2015 – Skënderbeu reagon zyrtarisht ndaj akuzave të kompanisë “Federbet”, e cila e etiketoi si të dyshuar për trukim ndeshjen me Sportingun e Lisbonës. Kampionët e Shqipërisë pasi e cilësojnë “Federbet” një kompani jo serioze duke evidentuar se në akuzën në fjalë nuk shfaq për publikun prova dhe fakte, por vetëm krijon zhurmë për të fituar emër, kujtojnë me forcë se janë gati të përballen edhe në rrugë ligjore me “Federbet”.
Reagimi i plotë i klubit korçar:
Duke marre shkas nga raporti i djeshem i kompanise “Federbet” dhe shkrimeve te ndryshme ne media shqiptare dhe te huaja deshirojme te reagojme dhe te mbajme qendrimin tone zyrtar si klub per te mbrojtur investimet dhe zhvillimin e jashtzakonshem dhe plotesisht te merituar te klubit te futbollit “Skenderbeu” vitet e fundit.Nuk kishim ndermend te mereshim me keto shpifje te ulta por duke pare tendencen e madhe per te baltosur futbollin Shqiptar dhe Skenderbeun po marrim mundimin te sqarojme opinionin publik.
Serjoziteti dhe loja e ndershme nuk mund te neperkembet nga nje kompani aspak serjoze qe perveç fjaleve dhe raporteve asnjehere nuk shfaq per publikun prova dhe fakte konkrete per trukimet e ndeshjeve, kjo per vete faktin se shumica e raporteve publikohen vetëm per te krijuar emër. Kompania ne fjale le te guxoje ta konsideroje ndeshjen si te trukuar dhe jo si te dyshuar dhe te jete e sigurt qe me klubin tone perballet ligjerisht, por sigurisht duke qene se jane thjesht aludime eshte vete Federbet qe do te dilte humbesja e madhe nga perballja ligjore. Normalisht qe aspekti ku ne si klub mbetem me teper te zhgenjyer ishte “inferioriteti” i mediave Shqiptare per te marre si fakt te kryer cdo informacion qe vjen nga jashte.Ne momentin qe Federbet publikon raporte per ekipe te tjera europiane , mediat e shteteve respektive nxitojne te mbrojne ekipet e tyre ose ne raste te vecanta nuk i kushtojne aspak rendesi ketyre raporteve duke pasur parasysh qe kemi te bejme me nje firme “jo serjoze”.E kunderta ndodhi ne Shqiperi ku pervecse ju dha nje rendesi te jashtzakonshme raportit , gjithashtu lajmi i tjetersua nga e “dyshuar per trukim” ne e “trukuar” vetem e vetem per te demtuar imazhin e klubit tone.Te vjen keq te shikosh qe niveli i gazetarise ne vend eshte ne nivele “amatore”.
Çuditemi me faktin qe ne Shqiperi e keqja dhe shpifja zene faqet e para te gazetave kurse sukseset nuk perfillen. Sigurisht qe kjo “Dashakeqesi” nuk mund te ule reputacionin e Skenderbeut ne arenen kombetare dhe nderkombetare.
Se fundmi deshirojme te bejme me dije opinionin publik dhe ne vecanti sportdashesit dhe tifozet e klubit tone se Skenderbeu nuk po luan aspak si inferior ne Europa League dhe qellimi yne i vetem eshte paraqitja sa me dinjitoze jo vetem e klubit por gjithe Shqiperise ne kete kompeticion te rendesishem te futbollit Europian.Klubi jone ashtu si edhe te gjitha klubet qe luajne ne Champions League dhe Europa League i eshte nenshtruar regullave te UEFA-s dhe ne si klub nuk kemi marre asnje raport dyshues nga organizmi me i larte i futbollit Europian.Ne jemi kampionet e Shqiperisë , Kampionet e nje futbolli modest dhe me zemer.Kampionet e nje vendi te vogel por me zemer te madhe , jemi ne kampionet qe po ndeshemi me klube qe kane buxhet 100-fish me te madh por nuk e kemi ulur koken dhe jemi ndeshur si te barabarte me te gjithe.Skenderbeu hapi driten jeshile per futbollin Shqiptar.
Pavaresisht se nuk kemi mundur te marrim pike ne kemi dhene maksimumin tone si klub per te perfaqesuar ne menyren me te mire Shqiptaret dhe ne asnje moment nuk jemi treguar inferior ndaj kundershtareve si ne fushe por dhe ne aspektin “organizativ” te klubit ku vazhdimisht kemi marre komplimente nga drejtuesit me te larte te UEFA-s.Deshirojme te sigurojme te gjithe Korçaret por edhe Shqiptaret qe mbeshtesin klubin tone qe Skenderbeu do te luaje me ndershmerine me te madhe ndeshjet e mbetura te Europa League dhe nuk do te behet ne asnje moment pjese e trukimeve.Deshira jone me e madhe eshte qe ne dhjetor kur gjithcka te perfundoje te gjithe Shqiptaret ane e mbane botes te ndjehen KRENARË QE SKENDERBEU PERFAQESOI DËNJËSISHT FLAMURIN KUQEZI NE ARENEN EUROPIANE TE FUTBOLLIT.
Me respekt klubi i futbollit “Skenderbeu”.
/portali DurresLajm/