29 tetor 2015 – Gazeta e famshme franceze, “L’Equipe” e ka nisur ditën sot me Jose Mourinho-n. Kjo gazetë nuk i ka vënë Mou-t nofkën e famshme “Special One”, por një të re, “Turpëruesi”.

Në raportin në gazetë përmendet forma e dobët e Chelsea-t, kriza mes lojtarëve dhe trajnerit, shpenzimet e dështuara, ndryshimet e pozicioneve që Mou i ka bërë në Chelsea dhe deklaratat e tij provokuese.

“L’Equipe” gjithashtu shkruan se shkarkimi i Mourinhos është çështje ditësh dhe se çdo rezultat përveç një fitoreje të mundshme me Liverpoolin do të sjellë shkarkimin e tij.

/portali DurresLajm/