*U denoncua për trukim nga një klub shqiptar

29 tetor 2015 – Klubi i Skënderbeut përfundon sërish në “listën e zezë” të skuadrave që dyshohet se kanë trukuar ndeshje në kompeticionet e UEFA-s.

Është kompania më e madhe e monitorimit të basteve në Europë, “Federbet”, që cilëson si të trukuar ndeshjen e 22 tetorit mes Sporting Lisbonës dhe Skënderbeut.

Megjithatë, ajo që bie në sy është se sipas mediave portugeze (elconfidencial.com), këtë ndeshje e ka denoncuar një ekip shqiptar. Nuk përmendet emri i ekipit që ka bërë denoncimin, por pak rëndësi do kishte teksa duket se klubet shqiptare kanë shumë inate me njëra-tjetrën.

/portali DurresLajm/