28 tetor 2015 – Dilemat ishin nëse De Biasi do e çonte Shqipërinë deri në Francë. Pas zgjidhjes së kësaj enigme, pyetja është: Çfarë do të bëjë De Biasi pas Francës?

“Unë nuk e kam menduar ende pasi unë jam mësuar si në jetën profesionale, por edhe atë të përditshme që t’i hedh hapat një nga një, pa i bërë kurrë dy njëherësh. Tani nuk më duket e përshtatshme të flasësh se çfarë do të bëj pas Francës. Duhet të shohim se si do të shkojë kompeticioni dhe çfarë rezultatesh do të arrijmë. Por dua të theksoj se unë jam një person që i respektoj kontratat që firmos”. 

Kështu i është përgjigur trajneri i Kombëtares Shqiptare pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu, duke shtuar se periudha e qëndrimit në Shqipëri ka qenë shumë impenjative për të.

/portali DurresLajm/