26 tetor 2015 – Pas ndeshjes më Laçin, trajneri Magani është shprehur i kënaqur me pikën e marrë në limitet e takimit.

“Goli të jep krahë. Ashtu siç shkoi loja unë jam i kënaqur me skuadrën sepse besoi deri në fund. Skuadrën e paralajmërova për të qenë të kujdesshëm me Lacin por golat i pësuam për meritë të kundërshtarit por edhe për fajin tonë. Në situatat e lojës në favorin tonë duhet të jemi shumë agresivë.

Kemi nevojë për përmirësime dhe unë i kërkova lojtarëve të japin gjithçka në fushë. Laçi është skuadër e mirë në mbrojtje por loja ishte në dinamikë e sipër prandaj ne përfituam dhe shënuam duke e barazuar rezultatin. Me këtë rezultat jam i kënaqur”.

/portali DurresLajm/