20 tetor 2015 – Ekipi i Teutës ka ndalur hapin e Skëndërbeut që në këto javë nuk njihte rival duke i fituar të gjitha ndeshjet. Atë që së bënë ekipe si Tirana, Kukësi, Laci etj e bën ekipi i Maganit në transfertë duke marrë nje barazim dhe duke dhuruar spektakël për të pranishmit në stadium.
Një barazim i cili tregon formën e mirë të ëkipit durrsak duke pasur parasysh që ndeshja luhej në Korcë. Edmond Hasanbelliu, edhe pse dekan i presidentëve të futbollit shqiptar për jetëgjatësinë e tij në krye të “djemve të detit”, është një person që rri larg medias, ose është pak i pranishëm në to.
Pas barazimit të Teutës 2-2 në Korçë, rezultat ky që ndali pas 6 javësh vrapin e Skënderbeut, madje duke thyer edhe mitin e pathyeshmërisë së tij, presidenti Hasanbelliu ka rrëfyer edhe “sekretet” e skuadrës durrsake.
“E kam thënë dhe e përsëris, se nuk i shikojmë kundërshtarët nga emrat, pasi ne luajmë në çdo ndeshje si të barabartë dhe nuk e nisim takimin nga emri i kundërshtarit. Kemi marrë rezultat pozitiv ndaj Skënderbeut, por nuk dua “ta fryj” këtë rezultat, pasi ne zhvilluam një ndeshje relativisht të mirë”, do të deklaronte ai.
Në vazhdim të rrëfimit të tij, Hasanbelliu do të theksonte, se “djemtë e detit” janë një skuadër e re, me ambicie, por nuk e tregon objektivin e skuadrës së tij, pasi nuk do të ushtrojë presion psikologjik ndaj futbollistëve. “Ne kemi një ekip të ri në moshë dhe nuk mund të them se çfarë do të arrijmë, por ju siguroj që ne shikojmë ndeshje pas ndeshje dhe pastaj të shohim çfarë do të marrim në fund. Unë dhe stafi nuk ushtrojmë presion, ndaj objektiva nuk ka, që do të thotë se nuk i ushtrojmë trysni ekipit. Siç e theksova, kemi një ekip që shikojmë për të ardhmen dhe nuk dua të jap objektiva që mund ta vënë nën presion”, shprehet presidenti i Teutës, i cili në sajë të përvojës së gjatë për përfituar, ka zgjedhur një strategji, e cila po i jep edhe rezultate.
Pas javës së 7-të të kampionatit, Teuta me 13 pikë të grumbulluara renditet në vendin e 4-t në tabelën e renditjes, për shkak të golaverazhit më të dobët se sa nënkampionët e Kukësit, që renditen të 3-tët dhe gjithashtu kanë 13 pikë.Sa i përket aktivizimit të Mockës në portë presidenti shprehet:
“Rizvani ka qenë dhe është një ndër shtyllat e ekipit, unë e vlerësoj dhe ka mbështetjen time por si në të gjitha skuadrat dhe si te gjithë lojtarët ka momete të mira të këqija dhe ndoshta Mocka është më në formë se Rizvani. Gjithsesi është zgjedhje e tranjerit dhe ne nuk shikojme kush lojtar është por si paraqitet dhe forma që ka”.Hasanbelliui nuk harron dhe të bëjë thirrje tifozëve që të jenë më të shumtë në stadium për të përkrahur ekipin e qytëtit dhe të zemrës pasi ata janë lojtari i dymbedhjetë dhe të jenë një forcë për këtë Teutë.
/portali DurresLajm/