18 tetor 2015 – Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi, fitoi medaljen e artë në Grand Slam­in e Parisit në kategorinë ­52 kg. Sportistja nga Peja mundi në finale zviceranen Evelyne Tschopp duke kryesuar e para në të gjitha kategoritë, meshkuj dhe femra, me 3226 pikë.Në turneun e Francës morën pjesë 84 shtete.

Për “Inside the Games” Kelmendi u shpreh se ndihej mjaft e kënaqur me këtë çmim dhe se kërkonte të fitonte. Megjithatë, xhudistja kosovare, sfidën finale e përfundoi për 1 minutë e gjysëm. Vitin e shkuar, pejania fitoje medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Rio de Janeiros, duke u shpallur e para në botë.

/portali DurresLajm/