27 tetor 2015 – Milani fiton por Berluskoni nuk është i kënaqur. Kuqezinjtë kanë mundur Sasuolon pesë minuta nga fundi, por kanë luajtur për një orë në superioritet numerik. Në fund ishte Luiz Adriano ai që do të vendosë ndeshjen, pas penalltisë së Bakës me karton të kuq të Konsiljit. Pas ndeshjes, Berluskoni ka zbritur në dhomat e zhveshjes së Sasuolos për t’u komplimentuar me kundërshtarët. “Corriere della Sera” sjell fjalët e tij të prononcuara në dhomat e zhveshjes: “Përgëzime, diktuat ligj në 10 kundër 11. Do të kishit merituar barazimin. Si jemi katandisur ne tek Milani…”. Fjalë të rënda karshi një skuadre për të cilën vazhdon periudha e tranzicionit. “Përgëzimet ndaj Sasuolos? Na i bëri edhe ne”, do të komentonte në fund të ndeshjes Sinisha Mihajloviç. “Corriera della Sera” tregon edhe për një pakënaqësi të Berluskonit për paraqitjen. Milani fiton por problemet nuk janë zgjidhur. Mihajloviç tani ka tre ditë qetësie, por bankina është përkohësisht e shpëtuar. Presidenti s’është i kënaqur, e ka shfaqur këtë në tribunë edhe pas përfundimit të ndeshjes dhe në komentet në dhomat e zhveshjes së Sasuolos.Tani duhen tri pikë ndaj Kievos, Milani duhet t’i japë vazhdimësi rezultateve dhe paraqitjeve.

/portali DurresLajm/