12tetor 2015 – Deputetët e opozitës kundërshtojnë ashpër masat e propozuara nga qeveria kundër biznesit. “Nuk mund të jetë burgu si alternativë ndaj bizneseve të vogla dhe të ndershme kur kontrabanda në duhan dhe akciza vjen nga bizneset e mëdha, kur vetëm dy muajt e fundit gusht-shtator, mungesa në të ardhura shkon në 50 milionë dollarë dhe kjo lloj kontrabande bëhet me bekimin e qeverisë”, thanë përfaqësuesit e PD-së. Sipas tyre, ligji nuk ka për qëllim të përafrojë legjislacionin me atë të BE-së, sepse nga 28 vendet anëtare, vetem Kroacia ka masa të tilla shtypëse dhe represive. Ky ligj nuk sjell as rritje të standardeve, por thjesht shtet shtypës e policor.

Deputetët e PD u shprehën se ligji është hartuar pa aanjë analize ne lidhje me masat ndëshkimore, pa marrë parasysh modelet europiane që penalitete kanë dhe gjobat. “Taksat e larta, tatimi progresiv, deshtimi ne mbledhjen e të ardhurave detyron qeverine që të ofroje si opsion vetëm burgun”, deklaruan deputetët e PD në Komisionin e Ekonomisë.

Këto masa i kanë kontestuar edhe grupet e interesit, pasi asnje prej tyre nuk është konsultuar ose nuk është pyetur nga qeveria për këto ndryshime. Këto masa thjesht ashpërsojnë klimën e biznesit dhe rrisin presionin duke detyruar mbylljen e bizneseve te tjera.

/portali DurresLajm/