12 tetor 2015 – Gjatë festimeve në qendër të Tiranës, një grup tifozësh dogjën mbrëmjen e 11 tetorit flamurin e Serbisë dhe lëshuan fyerje kundër serbëve. Megjithëse të lumtur pa masë për arritjen dhe kualifikimin e Kombëtares Shqiptare, tifozëve u ka mbetur ende mendja te ndeshja me Serbinë.

/portali DurresLajm/