11tetor 2015 – Shiu nuk e lë të qetë qytetin e Durrësit. Rrugët kryesore të tij, pranë stacionit të trenit, “Aleksandër Goga”, lagjja 17, bulevardi “Skëndërbej” e të tjerë janë bërë të pakalueshme për kalimtarët e në disa vende dhe për mjetet. Siç duket edhe nga fotot, niveli i ujit është i lartë dhe disa makina janë bllokuar.

Gjendja ka qenë e rëndë edhe në Tregun Industrial, në lagjen 17. Tregtarët janë mbuluar nga uji deri në 30 cm, duke bërë që ata të mbyllin qepenët për të shpëtuar mallin. Kjo situatë, sipas tyre përsëritet shpesh, sa herë që ka disa orë pa ndërpreje shi.

/portali DurresLajm/