Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Luar të Fierit. Një 52 vjeçar ka humbur jetën pas një goditje në kokë me sende të forta nga i biri.

Policia bën me dije se  shtetasi E. R., 25 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me shkop babain e tij, shtetasin Dh. R., 52 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

“Sot rreth orës 11:50, në fshatin Luar, Roskovec, në banesën e tij, shtetasi E. R., 25 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta(shkop), babain e tij, shtetasin Dh. R., 52 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë”- njofton policia.