11tetor 2015 – Kreu i opozitës, Lulzim Basha i kërkon qeverisë që të mobilizojë çdo forcë që ka në dispozicion për të shmangur viktima të tjera në jug. Duke i shprehur ngushëllimet familjes së Luan Qarrit, i cili humbi jetën nga vërshimi i përroit, Basha tha se, “Jeta e qytetarëve është prioritet absolut. Të veprohet me shpejtesi dhe te zbresin në terren me te gjitha forcat dhe mjetet, aty ku bashkqytetarët tanë janë mbuluar nga uji dhe balta, ku rrugët janë bllokuar e ku koha nuk pret asnje minute per te shmangur fatkeqesi te tjera”.

Luan Qarri, 46 vjeç, nga Radhima, u gjet i pajetë sot buzë detit, në zonën e njohur si “Jonufër”. Viktima punonte si roje. Ai po kthehej në shtëpi me mjetin e tij “Opel Corsa” kur u përpi nga ujërat e një përroi. Trupi i viktimës u gjet 6 km larg nga mjeti.

/portali DurresLajm/