11tetor 2015 – Shënohet një viktimë nga stuhia e shiut. Luan Qarri nga Vlora po udhëtonte me makinë mbrëmjen e djeshme, kur papritur është rrëmbyer nga vërshimi i një përroi.

Trupi i tij u gjet sot në mëngjes i pajetë.

Shirat e pandërprerë kanë shkaktuar përmbytjeve masive në shumë qytete, ku ka dhe ndërprerje energjie elektrike, po dëmet më të mëdha po regjistrohen në Fier dhe në Vlorë. Parashikimi i motit flet për vazhdim të rrebeshit dhe në orët e pasdites.

/portali DurresLajm/