10 tetor 2015 – Simboli i tre gishtave të bërë nga futbollisti serb Tosiç pas shënimit të golit të parë ka kaluar në heshtje në Shqipëri, ndërkohë që në Turqi ka shkaktuar shumë reagime.

Futbollisti Tosiç luan me Beshiktashin dhe kjo ka shërbyer që t'i kushtohet vëmendje e madhe në mediat e Stambollit.

"Hurriyet" shkruan se në rrjetet sociale në Turqi ka një reagim të madh të qytetarëve pas shenjës së bërë nga Tosiç që simbolizon luftën e çetnikëve serbë ndaj myslimanëve të Bosnjës.

/portali DurresLajm/