10 tetor 2015 – Ish-kryeministri Berisha ka publikuar në Facebook një video, ku shfaqen disa policë, e njëri prej tyre dhunon një tifoz kuqezi.
Në videon e shkurtër dëgjohet polici teksa i thotë të riut: “Ti shan policinë?! Unë të fus plumbin!”
Kjo ngjarje mendohet të ketë ndodhur pas ndeshjes me Serbinë.
Sipas Berishës, kjo është fytyra “europiane” e kryeministrit Rama.
“Fytyra “europiane” atërore e Edvin Kristaq Ramës! Polici, një kriminel me uniformë, dhunon si kafshë tifozin kuqezi dhe i thotë se do i fusë plumbin!”, shkruan Berisha.
/S.L. portali DurresLajm/





