9tetor 2015 – Kryeministri Rama ka qenë më aktivi në këto kohë në mbështetje të skuadrës kuq e zi. Ai ka vënë në dispozicion të tifozëve të kombëtares shqiptare oborrin pas godinës së qeverisë, për të parë ndeshjen përballë një ekrani gjigant. Kjo do të ndodhë dhe të dielën, kur do të jetë sfida e fundit, njëkohësisht dhe shpresa për kualifikim. Nëse fitojmë me Armeninë kualifikohemi direkt për në Euro 2016, ndërsa në rast humbjeje apo barazim Shqipëria luan edhe një tjetër ndeshje në play-off.

“Kush ka shfryrë fjalë të tepërta zemërimi ndaj Kombëtares pas ndeshjes së mbrëmshme nuk është i ftuar në parkun e kryeministrisë. Kush është kuqezi i vërtetë Kombëtaren e do njësoj kur fiton e kur humbet dhe mund të zemërohet me të vetëm kur Kuqezinjtë nuk japin gjithçka nga vetja në fushën e lojës. Por kjo deri tani nuk ka ndodhur kurrë me këtë Kombëtare, e cila shkon apo nuk shkon në Francë, është ngjitur në majën e historisë së futbollit shqiptar”, shkruan Edi Rama.

/portali DurresLajm/