9tetor 2015 – Ndërsa pacienti merr serum në urgjencën e QSUT-së, qendra më e madhe spitalore në vend, bojaxhiu vazhdon punën i qetë, duke lyer muret. Rasti denoncohet në rrjetet sociale nga i riu Briken Fejzullai, i cili ka postuar një foto në Facebook, bashkë me komentin e mëposhtëm:

“Live nga QSUT! (Përfundimisht, Ilir Beqja është i vetmi njeri, që mund të më bënte, të më mungonte koha e Nard Ndokës)

Po të ma kishin thënë nuk do ta kisha besuar… por kur ke një Ministër Shëndetësie PALLË kokë e këmbë, është normale që në të njëjtën dhomë të urgjencës spitalore më të madhe në Shqipëri, të gjendet pacienti me serume në krah dhe bojaxhiu që lyen për shtatë palë qejfe, duke fërshëllyer motive myzeqare.

Ps. Mirë që është çështje alergjie dhe t’i shkëput serumin e çohesh dhe del përjashtë… se të kesh hall tjetër, "Drejtimi i Vetëm i Duhur" është t'i hipësh avionit me destinacion KUDO”, shkruan Fejzullai i indinjuar nga situata.

/lapsi.al/