9 tetor 2015 – Gjykata e Shkallës së Parë në Barcelonë nuk i ndahet Lionel Messi-t, duke e vënë në bankën e të akuzuarve, së bashku me të atin. Të dy akuzohen për tri shkelje ligji, që i kanë kushtuar shtetit spanjoll 4,1 milionë euro humbje, si pasojë e taksave të papaguara.

Para pak ditësh Prokuroria në Barcelonë vendosi nën akuzë vetëm Horhe Orasio Messi-n, duke përjashtuar nga akuza Leon, por tashmë Gjykata e Shkallës së Parë refuzon të lërë jashtë akuze yllin argjentinas, duke kërkuar 22 muaj e gjysmë burg për të.

Edhe pse duket e pamundur që një gjë e tillë të ndodhë, tashmë kjo histori po bëhet gjithnjë e më serioze.

/portali DurresLajm/