9 tetor 2015 – Kombëtarja serbe është larguar nga Tirana drejt Beogradit përmes aeroportit “Nënë Tereza” rreth orës 03:00, me një ndjenjë kënaqësie të dyfishtë, rrahën kuqezinjtë 0-2 dhe mbi të gjitha nuk u shënua asnjë incident gjatë lëvizjes së tyre. Nga Elbasani drejt aeroportit, serbët u nisën pak pas mbarimit të ndeshjes nën masa të rrepta sigurie.

Shefi i Sigurisë së Federatës Serbe Milivoj Mirkov, në një ndalesë të fundit në aeroportin “Nënë Tereza”, falënderoi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Shiptare, Haki Çakon për masat e marra në Tiranë dhe Elbasan.

“Jam befasuar nga masat e sigurisë”, mësohet të këtë thënë ish-gjenerali serb, për të cilin organizimi ka qenë perfekt. Falënderimeve të Mirkovit i është bashkuar edhe ambasadori serb në Tiranë, Miroljub Zariç.  

Nga ana tjetër, Çako i është drejtuar zotit Mirkov duke i thënë se ai e ka fituar ndeshjen e tij si polici, pavarësisht që si shqiptar ndjeu keqardhje për humbjen.

/portali DurresLajm/