8tetor 2015 – Minuta e 90, kur Serbia shënon golin e parë ndaj Shqipërisë, e pas 2 minutash edhe golin e dytë. Si në ndeshjen me Danimarkën, lojtarët shqiptarë e pësojnë në minutat e fundit. Njëri pas tjetrit, në minutat shtesë, futbollistët serbë shënojnë në portën tonë.
Pavarësisht mbajtjes së rezultatit të fortë për 90 minuta rresht, kombëtarja jonë u mund në momentet e fundit. Tifozët e mbledhur në stadiumin “Elbasan Arena” kanë duartrokitur lojtarët, duke treguar se treguan dinjitet dhe pa shënuar asnjë incident gjatë kohës që luhej ndeshja mes dy kombëtareve.
/portali DurresLajm/