8tetor 2015 – Në lokalet e qytetit të Durrësit nuk gjen dot hapësira të lira. Tifozët janë mbledhur për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Serbi, duke mbështetur ekipin kuq e zi.
Ekranë gjigantë janë vendosur në ambiente të jashtme, duke mbledhur mijëra shikues. Këtë mbrëmje e ka favorizuar dhe moti pa reshje në Durrës.
Aktualisht po luhen minutat e para të ndeshjes, e cila vazhdon të jetë 0 me 0.
/portali DurresLajm/





