8tetor 2015 – Ka nisur ndeshja përcaktuese mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2016. Topin e parë e luajnë serbët, ndërkohë që Shqipëria hidhet menjëherë në sulm.
20:45
Luhet himni shqiptar, i gjithë stadiumi është në këmbë duke kënduar. Atmosfera është mëse emocionuese. Lojtarët e Kombëtares Shqiptare janë të gjithë duke kënduar, së bashku me kryeministrin Rama.
20:40
Skuadrat kanë dalë në fushë, ndërsa fillon ekzekutimi i himnit serb. Tifozët kuqezi po vërshëllejnë. Ndërkohë, kryeministri Rama është ngritur në këmbë në shenjë respekti, së bashku me kryeparlamentarin Meta.
/portali DurresLajm/