8tetor 2015 – Pavarësisht reshjeve të shiut, tifozët kuqezinj kanë nisur të hyjnë në stadiumin “Elbasan Arena”, ku pas dy orësh do të nisë sfida Shqipëri-Serbi. Ata kanë kënduar këngë patriotike, ndërsa kalonin në kontrolle të rrepta.

Trajneri De Biazi e ka përcaktuar përfundimisht kombëtaren kuqezi, e cila do të zbresë sot në “Elbasan Arena” për ndeshjen ndaj Serbisë. Mediat shkruajnë se, trajneri i kombëtares do t’i mbesë besnik skemës 4-3-3.

Ja lojtarët në fushë

Në portë – Etrit Berisha

Në mbrojtje – Elsedi Hysaj, Ansi Agolli, Lorik Cana dhe Berat Gjimshiti

Në mesfushë – Migjen Basha, Andi Lila dhe Taulant Xhaka

Në sulm – Bekim Balaj, Ledian Memushaj dhe Ermir Lenjani

/portali DurresLajm/