8 tetor 2015 – Shumica e kompanive të basteve sportive në Serbi kanë dhënë koeficentë më të ulët për një fitore të Shqipërisë në ndeshjen që do të luhet sonte në “Elbasan Arena”, ndeshje që mund të sjellë kualifikimin për herë të parë në histori të kombëtares shqiptare të futbollit në Kampionatin Europian.

Mozzart, një nga kompanitë më të mëdha të Serbisë, i ka dhënë fitores së Shqipërisë 2.65 ndërsa fitores së Serbisë 2.90. Edhe kompanitë e tjera të basteve  në Serbi favorizojnë skuadrën shqiptare. Kompania Soçer ofron 2.65 për Shqipërinë dhe 2.75 për Serbinë. Balkan Bet dha ndërkohë koeficientë të barabartë – 2.65 me 2.65. 

/portali DurresLajm/