7tetor 2015 – Policia e Tiranës e mohoi më herët që autobusi i lojtarëve serbë të ishte goditur më gurë gjatë rrugës nga aeroporti i Rinasit për në hotel “Sheraton”. Por, një video e publikuar nga gazeta Blic në Serbi tregon goditjen e pësuar gjatë rrugës.
Pas kësaj, policia tha se kanë nisur hetimet për ngjarjen. Pala serbe nuk e ka lënë t’i shpëtojë ky fakt. Ministria e Jashtme e Serbisë i ka dërguar një notë proteste shtetit shqiptar nëpërmjet ambasadorit tonë atje.
/portali DurresLajm/





