7tetor 2015 – Mediat serbe provokojnë me lajmet që kanë publikuar sot gjatë ditës e së fundi me mbërritjen e lojtarëve të kombëtares së tyre. Kurir shkruan se autobusi i futbollistëve serbë u qëllua me gurë dhe një xham u thye.
Por nga ana tjetër, as policia shqiptare, madje dhe vetë futbollistët serbë e kanë mohuar të ketë ndodhur një incident i tillë. Ata u shoqëruan nën masa të rrepta sigurie që nga Rinasi e deri sa hynë në hotel “Sheraton”. Madje, shumë rrugë kanë qenë të bllokuara, duke e pasur të pamundur krijimin e ndonjë incidenti të qëllimshëm.
/portali DurresLajm/





