7tetor 2015 – Nuk ka ende një deklaratë zyrtare, por nisur nga pasqyrimi i një axhende takimesh për nesër mendohet se kryeministri serb Aleksandar Vuçiç, ka shmangur pjesëmarrjen në stadiumin “Elbasan Arena” për të parë nga afër përballjen Serbi-Shqipëri. Panorama duke cituar agjencinë Tanjug shkruan për një takim që Vuçiç ka të planifikuar për nesër me një zyrtar britanik, pas të cilit ma shumë gjasë që ai të mos jetë i pranishëm në sfidën e dy kombëtareve.

“Vuçiç nesër do të takohet me zyrtarin britanik Philip Hammond, me të cilin pas takimit ka edhe një konferencë shtypi”- shkruan agjencia.

Vuçiç mori ftesën zyrtare nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë.

Ndërkohë një ditë më parë, mediat serbe duke cituar Vuçiç, deklaruan se ai ishte në pritje të informacioneve nga kryeministri Rama për të vendosur nëse do të ishte në Elbasan Arena apo jo. Ndërsa ka konfirmuar praninë e tij në stadium ministri i Jashtëm, ish-luftetar i UÇK-së, Hashim Thaçi.

/portali DurresLajm/