7tetor 2015 – Objekte të shndritshme të paidentifikuara janë parë sot paradite në Lushnjë, duke çuditur shumë njerëz që për disa minuta u përballën me skenën misterioze. Teksa moti u përkeqësua dhe rrufetë shfaqeshin herë pas here në qiell, në distancë jo të largët nga Toka, janë shfaqur disa objekte të shndritshme të cilat qëndruan pa lëvizur pranë njëra-tjetrës dhe më tej u zhdukën me shpejtësi.
Pamjet janw filmuar në fshatin Fier Shegan në rrugën kombëtare që të çon në Berat. “Isha duke përshkuar rrugën kur nisi një stuhi. Por ndërsa intensiteti i saj po binte, befas pashë se u shfaqën disa objekte të shndritshme. Në fillim nuk po e kuptoja. Po filmoja për të fiksuar rrufetë, por kamera fiksoi këto pamje ku dallohen qartë objektet e shndritshme”, – tregon bashkëpunëtori i NOA.al që sjell këto filmime që shihni më poshtë të fiksuara midis orës 10:20 deri 10:22 të mëngjesit të sotëm. Janë UFO (Objekte Fluturimi të Paidentifikuara)?
Përgjigjja është e vështirë të jepet përderisa asnjë zyrtar shtetëror në detyrë në SHBA dhe vendet e tjera të botës nuk prononcohen në plot raste filmimesh objektesh misterioze në qiell, ndërsa kanë pohuar botërisht për ekzistencë të UFO-ve dhe alienëve, disa ish zyrtarë që nuk janë më në detyrat e tyre. (Noa)





