7 tetor 2015 – Ekipi i Teutës i rikthehet fitores në ndeshjen me Bylis e luajtur në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Ekipi i Maganit ka fituar me rezultatin 3-0, ku të gjithë golat e takimit u shënuan në pjesën e parë. Ja si shprehen protagonistët e ndeshjes që ishin autorët e shënimit të tre golave:
Dita: Është kënaqësi e madhe kur shënon por mbi të gjitha kur ekipi merr fitore. Golin padyshim ia dedikoj Maganit i cili më ka dhënë besim gjatë gjithë këtyre javëve.
Hila: Ishte një fitore e merituar, bemë lojë të bukur dhe morëm këtë rezultat. Ishim përgatitur mjaft mirë dhe frytet i morëm në fushën e blertë. Më gëzon fakti që rikthehem me gol pas pezullimit dhe falënderoj stafin drejtues që më kanë mbështetur.
Kotobelli: U gjenda ne momentin e duhur ne pozicionin e duhur dhe shënova atë gol që na dha edhe qetësinë duke e menaxhuar me mirë lojën dhe u treguam të matur në ruajtjen e rezultatit. Morëm tre pikë dhe kjo është më e rëndësishmja për ne.
/portali DurresLajm/