6tetor 2015 – Banorët e dy lagjeve në Durrës rrezikojnë të preken nga epidemitë. Ata jetojnë mes ndotjes dhe pastrimi i territorit bëhet vetëm një herë në muaj. Kafshët e ngordhura janë hedhur në kanal. Kudo erë e rëndë, kurse mushkonjat mbajnë zgjuar banorët e këtij territori.

Afro 3 mijë banorë në lagjet "Arberia" dhe "Gjelbërimi" ne Durres, e nisin dhe e mbyllin ditën mes plehrave dhe frikës së përhapjes se epidemive, raporton Abcnews. Pastrimi këtu bëhet vetëm një herë në muaj.

Në 20 vite banorëve u është premtuar shumë, por ajo çfarë iu është afruar është vetëm ky kanal i ndotur frikshëm.

/portali DurresLajm/