5tetor 2015 – Trajneri i Serbisë, Radovan Curicic, duket se është në telashe të mëdha me serbët pas deklaratave të tij. Ai në konferencën e fundit për shtyp, duke folur për ndeshjen Shqipëri – Serbi, ka thurur lëvdata për kundërshtarin duke thënë se janë më shumë meritë në vendin e tretë në grupin I, raporton Lapsi. “E respektoj kombëtaren shqiptare. Janë rritur shumë dhe në vend të tretë janë me merita. Nuk janë aspak rastësisht në këto pozita. Për ne, do të jetë ndeshja më e vështirë", ka deklaruar trajneri serb.

Kjo deklaratë e tij, ka ‘çmendur’ mjedisin sportiv në Serbi që po përgatitet për një betejë me Shqipërinë.

/portali DurresLajm/