5 tetor 2015 – Pankarta dhe thirrje kundër FSHF-së e Armando Dukës nga “ballistët” në Shkup. Në ndeshjen e djeshme të zhvilluar në Shkup mes skuadrës së Shkupit dhe Shkëndijës, ku kjo e fundit fitoi me rezultatin 0:2, tifozët e Shkëndijës të njohur si “Ballistët” janë irrituar nga deklarata zyrtare e kreut të FSHF-së Duka se: “Tifozëve nga Kosova e Maqedonia u ndalohet hyrja në stadium për të ndjekur ndeshjen e kombëtares shqiptare ndaj asaj serbe në ‘Elbasan Arena’.”

Ata kanë shpalosur parulla kundër Dukës. Përmbajtjet e tyre janë shumë ofenduese.

/portali DurresLajm/