5 tetor 2015 – Presidenti Nishani i ka akorduar “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” pas vdekjes, Nënkomisarin Simon Gjeta, i vrarë mbrëmjen e 3 tetorit në aksionin e policisë, në Oblik të Shkodrës.

Ky titull i jepet ish-Komandatit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës me motivacionin për përkushtimin e rrallë, devotshmërinë e pashembullt, heroizmin stoik të treguar në radhët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë deri në sakrificën sublime të dhënies së jetës, gjatë luftës pa kompromis kundër krimit dhe mbrojtjes së rendit dhe zbatimit të ligjit.

Ish-drejtuesi i FNSH-së së Shkodrës do të përcillet sot për në banesën e fundit, në një ceremoni që po mbahet në ambientet e Akademisë së Policisë në Sauk, ku do të jenë të pranishëm drejtues të lartë të shtetit.

/portali DurresLajm/