3tetor 2015 – Presidenti i FSHF, Armand Duka reagoi lidhur me shqetësimet  e ngritura nga ana e tifozët Kuq e Zi në prag të ndeshjes me Serbinë lidhur me mospraninë e Ballist Morinës në “Elbasan Arena”, cështjen e biletave  apo deklaratat e bëra nga ana e Zv.presidentit të Federatës Serbe të Futbollit se autobusi i Kombëtares kundërshtare në ndeshjen e 8 Tetorit mund të sulmohet nga ana e tifozëve shqiptar. Lidhur me mospraninë e Ballist Morinës në këtë sfidë, numëri 1 i FSHF bëri të ditur se kjo ishte një zgjedhje e vetë Ismailit, i cili kontaktoi me Federatën dhe i bëri te ditur se për shkak të sensibilitetit të kësaj sfide do të ishte mirë të ndiqte takimin diku tjetër për të mos qenë subjekt i debateve që mund të dëmtojnë ekipin Kombëtar.

Duka gjithashtu bëri të ditur se në bazë të kapacitetit të stadiumit të “Elbasan Arenës” është bërë një ndarje e barazpeshuar e biletave për të gjitha tifo-grupet e përfaqësueses në të gjitha trevat shqiptare dhe njëkohësisht palës serbe i është ofruar i njëjti numër biletash, që ka patur dhe delegacioni shqiptar në ndeshjen e 14 Tetorit në Beograd duke theksuar se këtu bëhet fjalë për një marrdhënie reciprocitetit. Gjithashtu presidenti i FSHF iu përgjigj dhe Zv.presidetnit të Federatës Serbe të futbollit lidhur me pretendimet e tij se në këtë ndeshje do të ketë incidente apo se mund të sulmohet autobusi i skuadrës serbe duke sqaruar se në këtë rast FSHF është organizatore e ndeshjes dhe në kontaktet që ka patur me forcat e rendit ka marrë garanci maksimale për angazhimin e tyre të plotë, jo vetëm për delegacionin e futbollistëve serbë por dhe për mbarëvajtjen e lojës. Gjithashtu kreu i FSHF dha dhe një mesazh për të gjithë tifozët e pranishëm në stadium më 8 Tetor duke kërkuar mirëkuptimin e të gjithëve për të shmanguar tensionet duke dhënë një mesazh qytetarie, pasi cdo debat, tension apo presion në asnjë moment nuk do të ndikonin pozitivisht te Kombëtarja Shqiptare.

/portali DurresLajm/