3 tetor 2015 – Një djalë nga Argjentina ka pranuar se ka vrarë mamanë dhe njerkun e tij, i ndihmuar dhe nga motra e tij nga njerku, që më pas ishte bërë e dashura e tij. Ata të dy së bashku kanë zhdukur trupat.

Krimi tronditës dhe i tmerrshëm, i denjë për skenarin e një filmi horror, ka ndodhur në qytetin Pilar, një provincë jugore e Buenos Aires-it në Argjentinë.

Leandro Acosta, 25 vjeç, vrau mamanë Miryam Kowalczuk 50 vjeçe dhe njerkun Ricardo Klein, por çmenduria e tij nuk përfundoi këtu. Ai bëri edhe seks me trupat e vdekur e madje u hëngri disa copa nga trupi. Mbetjet i dogji dhe një pjesë ua hodhi gjashtë qenve të familjes.

Sipas avokatit të Acosta-s, ai i vrau për shkak se njerku Klein kishte abuzuar me të dhe vëllezërit e tij, binjakët 11-vjeçarë.

Policia beson se ai është ndihmuar dhe nga vajza e Klein, Karen, 22 vjeç, me të cilën ai ishte lidhur.

Acosta tha se e kishte raportuar abuzimin e njerkut në polici, por ata nuk bënë asgjë. Atëherë ai e mori vetë ligjin në dorë.

Ndërsa Karen rrëfeu në polici se Acosta e qëlloi njerkun kur ai po flinte, dhe më pas qëlloi mamanë në kokë teksa po largohej nga dera. Kjo ngjarje e kobshme ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.

/S.L. portali DurresLajm/