2 tetor 2015 – Lazio shijoi fitoren e parë në Ligën e Evropës me rezultatin 3-2 kundër AS Saint-Etienne. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Dnipros, tani klubi italian fitoi me vështirës kundër francezëve. Në këtë ndeshje nga minuta e parë e nisi edhe portieri i kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, por lajmi tjetër i mirë, është se në muret e dhomës së zhveshjeve të ekipit italian, gjenden disa fjalë shqip, të cilat shërbejnë si motivim për lojtarët. “E dashurojmë, për të luftojmë”, kanë shkruar bardhekaltrit. Por, e bukura tjetër është se këto fjalë gjenden para atyre serbisht, po me të njëjtin kuptim.
/portali DurresLajm/