1 tetor 2015 – Ballist Morina zyrtarisht nuk do të lejohet të jetë i pranishëm në ‘Elbasan Arena” për ndeshjen Shqipëri-Serbi. Morina është autori i lëshimit të dronit me flamurin e Shqipërisë etnike në stadiumin e Beogradit, gjatë ndeshjes së tetorit të kaluar mes Serbisë dhe Shqipërisë. Ky vendim është marrë për shkak se pala serbe nuk dëshiron që të jetë në stadium ai që lëshoi dronin në Serbi.

/portali DurresLajm/