30 shtator 2015 – Pas Kupës së Shqipërisë dje u shpallën kampionët e vitit për grupmoshat shkollorë dhe paratërinj. Ndonëse në kushte aspak të favorshme prej ngërçit financiar të federatës, pjesëmarrja ka qenë masive, përkatësisht 15 skuadra dhe 150 mundës.
Nën një organizim model të federatës të parët që zbritën në parket ishin shkollorët. Në përfundim të finaleve, sipas peshave, skuadra vlonjate e Vlora Wrestling me trajner Shkëlqim Korkaj zuri vendin e parë në renditjen ekipore me 46 pikë në stilin greko-romak.
Një dominim total, ku nga 10 pesha, në tetë prej tyre mbajti firmën me meritë Vlora Wrestling.
Sportisti më i mirë u zgjodh Aleksandër Petroshati po i kampionëve, i peshës 32 kg. Ndërsa dy fituesit e tjerë përfaqësuan Tiranën dhe Tomorin. Konkurrencë e fortë u shfaq edhe në sfidat e stilit të lirë. Tirana me trajner Ermal Kryeziu fitoi duelin për titullin kampion me Teutën. Me kampion u nderua edhe Tërbuni në peshën 85 kg me Ardit Llukën.Sportisti më i mirë u zgjodh Ordis Lilaj i klubit bardheblu në peshën 66 kg. Por, festa e Vlora Wrestling nuk njeh limite as në ndeshjet e paratërinjve po në stilin greko-romak, duke e finalizuar këtë edicion në mënyrën më të mirë të mundshme. 26 pikë të grumbulluara në total e “konvertuar” me tjetër trofe kampioni.
Ndërsa kupa e sportistit më të mirë shkoi për mundësin e Tiranës, Leonardo Frrokaj, kampioni i peshës 54 kg. Teuta me trajner Altin Kurti do të rikonfirmohej si më e mira në stilin e lirë me 34 pikë, njëherësh rrëmbeu trofeun e sportistit më të mirë me Hans Marën e peshës 85 kg. Në epilog u zhvillua edhe ceremonia e diplomave dhe kupave në prezencë të presidentit të Federatës, Martin Biba, i cili përshëndeti pjesëmarrësit, sekretarit të Përgjithshëm Ndriçim Spahiu dhe anëtarë të Kryesisë.
KAMPIONËT SHKOLLORË
STILI KLASIK
Aleksandër Petroshati (Vlora Wrestling) pesha 32 kg
Velonardo Voci (Tirana) pesha 35 kg
David Petroshati (Vlora Wrestling) pesha 38 kg
Theodhor Kristani (Vlora Wrestling) pesha 42 kg
Klajdi Kapllanaj (Vlora Wrestling) pesha 47 kg
Kelsi Nelaj (Vlora Wrestling) pesha 53 kg
Ergis Lulaj (Tomori) pesha 59 kg
Françesko Kulla (Vlora Wrestling) pesha 66 kg
Klodian Sinanaj (Vlora Wrestling) pesha 73 kg
Egli Sinanaj (Vlora Wrestling) pesha 85 kg
Ekipi kampion: Vlora Wrestling 46 pikë
Sportisti më i mirë: Aleksandër Petroshati (Vlora Wrestling)
STILI I LIRË
Marenglen Beqiraj (Tirana) pesha 32 kg
Sazan Zajmi (Tirana) pesha 35 kg
Endrio Avdyli (Teuta) pesha 38 kg
Florian Dama (Teuta) pesha 42 kg
Orgist Dauti (Tirana) pesha 47 kg
Emanuel Çekrezi (Tirana) pesha 53 kg
Eglis Domi (Tirana) pesha 59 kg
Ordis Lilaj (Tirana) pesha 66 kg
Arlind Selita (Teuta) pesha 73 kg
Ardit Lluka (Tërbuni) pesha 85 kg
Ekipi kampion: Tirana 32 pikë
SPORTISTI MË I MIRË: Ordis Lilaj (Tirana)
PARATËRINJ
STILI KLASIK
Julian Shehu (Tirana) pesha 42 kg
Bajram Sina (Tirana) pesha 50 kg
Leonardo Frrokaj (Tirana) pesha 54 kg
Flegert Voci (Tirana) pesha 58 kg
Kevin Kupi (Tirana) pesha 63 kg
Ardit Ndoi (Besëlidhja) pesha 69 kg
Emiljano Kananaj (Vlora Wrestling) pesha 76 kg
Vlajon Shabanaj (Vlora Wrestling) pesha 85 kg
Fabricio Lulaj (Vlora Wrestling) pesha 100 kg
Ekipi kampion: Vlora Wrestling 26 pikë
SPORTISTI MË I MIRË: Leonardo Frrokaj (Tirana)
STILI I LIRË
Edison Uka (Teuta) pesha 46 kg
Oltian Bardhi (Tirana) pesha 50 kg
Ledian Alla (Tirana) pesha 54 kg
Sure Vrioni (Teuta) pesha 58 kg
Eriglen Prizreni (Teuta) pesha 63 kg
Ervis Dina (Kukësi) pesha 69 kg
Emiljano Onuzi (Kukësi) pesha 76 kg
Hans Mara (Teuta) pesha 85 kg
Paris Karepi (Teuta) pesha 100 kg
Ekipi kampion: Teuta 34 pikë
SPORTISTI MË I MIRË: Hans Mara (Teuta)
/portali DurresLajm/