29 shtator 2015 – Kjo është një pyetje klasike në Kinë. Nëse do ishit të detyruar të zgjidhnit mes nënës dhe të dashurës në një godinë që po digjet, kë do shpëtonit?
Por, këtë vit kjo pyetje ka qenë thelbësore në provimin kombëtar të gjyqësorit, prej nga dalin avokatët dhe gjyqtarët e ardhshëm. Ata që kalojnë testin, lejohen të praktikojnë ligjin në Kinë.
Ministria e Drejtësisë ka postuar më vonë përgjigjen korrekte të pyetjes: "Të gjithë duhet të shpëtojmë nënën, pasi do ishte krim i mosveprimit nëse zgjedhim dashurinë romantike përpara detyrës si fëmijë".
Sigurisht që kjo pyetje ka ndezur një debat të zjarrtë në internet, raporton “BBC”.
/S.L. portali DurresLajm/