Një ditë pasi “DurrësLajm” denoncoi situatën e rënduar në Sukth për shkak të depozitimit të grumbujve të plehrave shumë pranë shkollës së mesme, ka reaguar NSHK Durrës.

Mëngjesin e sotëm, punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimit Komunal kanë pastruar grumbujt me plehra urbane dhe jo vetëm. Rasti në fjalë u denoncua në redaksinë tonë nga një qytetar i zonës.

“Po mbytemi nga plehrat!” thoshte banori, ndërsa pohonte se degët kishin disa ditë të depozituara në zonë dhe akush nuk kishte shkuar për t’i marrë.