27shtator 2015 – Ndeshja e 8 Tetorit Shqipëri-Serbi duket se do të ketë shumë surpriza…Në fillim u tha që do të ketë vetëm 100 tifozë serbë në stadium dhe ata do të ishin bashkëpunëtorë të Federatës Serbe të Futbollit, megjithatë, është mësuar se do të ketë më shumë sesa kaq. Një grupim studentor nga Universiteti i Beogradit ka kërkuar që të sjellë të paktën 70 anëtarë të tijët në këtë ndeshje, duke insistuar edhe nëpërmjet Ambasadës së Serbisë në Tiranë.Ky grupim që është autonom, ka qenë edhe një herë i pranishëm në Shqipëri në ditën e përurimit të Katedrales së re Ortopdokse në Tiranë, duke shoqëruar Kryepeshkopin Serb dhe ngriti flamurin serb në shkallët e Katedrales në atë kohë.

Por në atë kohë lajmi kalojë pa shumë bujë në mediat shqiptare, edhe pse në rrjetet sociale pati një revolt të madhe.Ndërkohë ardhja e studentëve serbë të këtij grupimi, madje në “Elbasan Arena” më datë 8 Tetor, konfirmohet edhe nga FSHF-ja.Ilir Shulku, sekretari i Përgjithshëm në FSHF, ka konfirmuar se do të ketë rreth 70 studentë serbë të pranishëm në tribunën qendrore.“Është një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj serbe.Do të vijnë rreth 70 studentë serbë, të cilët do të akomodohen në familjet e studentëve shqiptarë dhe në ditën e ndeshjes do të jenë bashkë në stadium për të ndjekur takimin.Kuptohet që kjo është diçka sensibilizuese, mjaft e mirë dhe pozitive për një frymë bashkëpunimi e ‘fair play’, të cilën ne ua kërkojmë të gjithë tifozëve dhe njerëzve të pranishëm në stadium”,- është shprehur Shulku në lidhje me këtë çështje.

/portali DurresLajm/