26shtator 2015 – Tirana e mund Teutën me dy gola gjatë ndeshjes së sotme. Dy golat u shënuan në pjesën e parë, duke mbetur rezultati i pandryshuar dhe gjatë 45 minutëshit të dytë. Me këtë fitore Tirana shkon në vendin e katërt me tetë pikë, ndërsa Teuta mbetet me 9 pikë, në vendin e tretë.
Trajneri i Teutës, Gugash Magani në një prononcim për SuperSport shprehet i pakënaqur për humbjen e pësuar në “Qemal Stafa” ndaj ish-skuadrës së tij, Tiranës.
“Kishim raste të pastra ku mund të shënonim, të barazonim apo ndryshonim shifrat që në fillim, por futbolli kështu e ka. U ndëshkuam shumë shpejt dhe kjo na penalizoi. Por në vazhdim krijuam raste ku mund t'i kishim finalizuar me sukses, por nuk ndodhi. Çdo ekip mund të gabojë, pasi rruga është shumë e gjatë kemi kohë. Ne shohim sfidat, e pikët tona, kjo ka rëndësi për ne”.
/portali DurresLajm/