26shtator 2015 – Historia e dashurisë mes Abigail Hall, 18 vjeçe, dhe të dashurit të saj Josh Thompson, 22 vjeç është një histori dashurie sa e vërtetë aq edhe prekëse. Thompson u fejua me të dashurën e tij pasi ajo vdiq papritmas të mërkurën, në konviktin e studentëve në Sheffield, një javë pas fillimit të universitetit atje.

Josh Thompson, i cili punonte si trajner tenisi në Korfuz pasi mësoi tragjedinë që i mori atij dashurinë dhe ‘princeshën e tij’ nga kjo botë, u kthye menjëherë në Angli, shkruan balkanweb.

Menjëherë sapo mbërriti pranë trupit të pajetë të 18 vjeçares, Thompson u tha prindërve të Abigail, se ai donte të fejohej me vajzën e tyre.

22 vjeçari, i vrarë në zemër për humbjen e personit më të shtrenjtë në jetë, bleu unazën dhe e vendosi atë në gishtin e studentes. Ata të dy kishin planifikuar të shpallnin fejesën e tyre pas një viti, por vdekja ndërpreu në mes jetën e të vetmes dashuri të Thompson, por jo vullnetin e tij për t’u fejuar me atë.

Pasi i vendosi unazën në gisht dashurisë, që përjetësisht do të ketë zemrën e tij, Thompson shpalli në Facebook fejesën me të dashurën e tij, që vdekja e mori pabesisht. Foton e vendosjes së unazës 22 vjeçari e shoqëroi me mbishkrimin “Abigail, Ti je jeta ime”.

/portali DurresLajm/