25 shtator 2015 – Për të treguar më qartë nivelin e gjykatësve në Shqipëri, avokat Spartak Ngjela mori si shembull moshën e re të atyre që na gjykojnë.
“Në Vlorë një gjyqtare gjykon 24 milionë euro dhe natyrisht ia hedh palës që do ajo. 27 vjeçe, si ka mundësi të ndodhi kjo?! S’ka gjyqtar në Angli nën 50 vjeç. Gjykata jonë është rinore, shumica me instikte seksuale të pashuara dhe japin drejtësi. S’është aq e thjeshtë çështja sa mendojmë ne”, tha ai.
Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, i bëri deklaratat e tij në një konferencë të organizuar nga Akademia e Shkencave për reformën në drejtësi, duke u treguar tejet i ashpër në atë çka tha.
“Pa ligj nuk do shtegtonim dot, ligj kanë dhe kafshët. Ajo që na ndan është principi etik. Kriza jonë është krizë sistemi, ndërsa problem kryesor është dhënia e drejtësisë. Konstatoj me bindje se ne nuk kemi sistem.
Sistemi ynë gjyqësor nuk vlen, ka lindur korrupsionin, një marrëveshje e heshtur mes politikës dhe gjyqësorit.”
/S.L. portali DurresLajm/





