25 shtator 2015 – Politika gjermane bie dakord: pas një samiti në Berlin, kancelarja Angela Merkel së bashku me 16 guvernatorët e shtetit kanë vendosur që Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi të klasifikohen si vende të sigurta të origjinës, duke e çuar pothuajse zero shansin që ata që mbërrijnë në Gjermani nga këto vende të fitojnë statusin e azilantit.
Kështu, azilkërkuesit nga këto 3 shtete do të duhet që të riatdhesohen. Në bazë të marrëveshjes, të gjithë emigrantëve nuk do t’u jepen më para në dorë, por vetëm do të mbahen me ushqime dhe veshmbathje.
/portali DurresLajm/





