25 shtator 2015 – Kjo është një urë prej qelqi që është sa e bukur dhe e frikshme njëkohësisht.

Një grup turistësh kanë qenë të parët që sfiduan frikën ndaj lartësive kur vizituan urën prej qelqi 400 metra mbi nivelin e detit në Kinë. Fotot tregojnë turistët e tmerruar dhe të ngrirë nga frika ndërkohë që kalojnë urën.

“Njerëzit ishin aq të frikësuar saqë mezi lëviznin dhe nuk e ulnin asnjëherë kokën për të parë poshtë”, është shprehur njëri prej të pranishmëve.

Ura ka qenë më parë e ndërtuar me material druri dhe lidhte 2 anët e malit Stone Budha në parkun Shiniuzhai, por tashmë është një vepër mahnitëse xhami e krijuiar nga 11 inxhinierë. Njerëzit nuk duhet të shqetësohen kur kalojnë në këtë urë pasi skeleti i saj është 25 herë më i fortë se sa në strukturën e mëparshme, shkruan "Daily Mail".

/S.L. portali DurresLajm/