23shtator 2015 – Një gazetar holandez ngre alarmin se në kampet e refugjatëve ku ndodhen shqiptarët në Gjermani prostituohet dhe abuzohet me gratë dhe vajzat. Panorama citon gazetën holandeze “Algemeen Dagblad”, sipas së cilës në kampin më të madh të refugjatëve, atë të Giesenit, dominojnë abuzimet.

Në këtë kamp ndodhen plot 6 mijë azilkërkues, pjesa më e madhe shqiptarë, sirianë dhe afrikanë. Gazeta shkruan se gratë po detyrohen të prostituojnë, ndërsa shqiptarët vazhdojnë të kenë probleme dhe të abuzojnë me emigrantët nga Eritrea apo vende të tjera të Afrikës.

Sipas tij ekziston edhe një letër-dëshmi për abuzimet brenda në kamp, që u është dërguar autoriteteve gjermane.

Duk shkruan se sheshpushimet janë bosh gjatë natës, pasi emigrantët kanë frikë se mos bien pre e përdhunimeve apo grabitjeve.

/portali DurresLajm/