23 shtator 2015 – Dy fise janë përplasur me armë zjarri mesditën e sotme në qytetin e Mamurrasit, ku një person mbeti i vrarë dhe 4 të tjerë u plagosën.
Burimet paraprake të policisë flasin se në konfliktin e ndodhur pranë bashkisë së qytetit u përfshinë familjet Tafaj dhe Mamli.
Nga "lufta", viktimë mbeti Naim Tafa, i cili mbërriti i vdekur në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa të plagosurit janë: Altin Coku, Besim Gjetani, Arjan Tafa dhe Idriz Tafa.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar, Enrik Mamli. Paraprakisht mësohet se autori i arrestuar si një prej të dyshuarve kryesorë, i ka zënë pritë familjes Tafa që udhëtonte me makinë me targë AA077CN.
Por, rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.
/portali DurresLajm/





