23 shtator 2015 – Një vajzë që punon prej disa vitesh si “eskort girl” në Dubai ka rrëfyer në emisionin “Top Show”, se çmimi i shërbimeve të vajzave si ajo varion nga 200 euro për një orë deri në 1500 euro për një natë.
Alma thotë se në vendin ku jeton, shumë vajza e bëjnë këtë punë, por nuk kanë dijeni për njëra-tjetrën, pasi gjithçka duhet të mbahet e fshehtë.
E bën këtë profesion me dëshirë dhe nuk do ta paragjykojnë. Megjithatë, nuk i mbeten dhe shumë vite për ta bërë këtë punë, pasi Alma thotë se mosha mesatare e vajzave eskortë nuk i kalon 23 vjeç.
“Unë njoh edhe djem që punojnë në Dubai në punë të ndryshme, jo vetëm femra. Ai është vendi i mundësive të mëdha, por jo të gjitha femrat duhet të ndjekin modelin tim”, shprehet Alma në intervistën e dhënë në kushte anonimati.
“Eskort girl” është një term që u referohet vajzave që janë shoqëruese luksi, të cilat ofrojnë shërbime seksuale për persona të rëndësishëm kundrejt pagesës.
/S.L. portali DurresLajm/